E hënë, 23 Dhjetor, 2024

“E ndërtuan pa leje lokalin, e hapen pa leje”, Gafa e Ramiz Lladrovcit publikon bisedën private gabimisht në “Facebook”

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, gjatë një postimit të bërë sot gjatë ditës, gabimisht tekstit ia ka bashkangjitur edhe një fotografi në të cilën është screnshoot një bisedë private e tij me një qytetar.

Nga kjo bisedë duket se qytetari [emër i dedektuar nga redaksia e rajonit] e ka informuar kryetarin e Drenasit për ndërtimet pa leje që po bëhen dhe për të cilat nuk po ka reagim nga komuna.

“Pershendetje kryetar, si je a je mire, qitu te binakt gllobar zdul kerkush me kqyre e marun lokalin pa leje e hapen pa leje qa eshte kjo pune kshtu me maru lokal pa leje kerkush prej komune su ka kerkush me kqyre flm krytar respekt”, thuhet në mesazhin që ky qytetar i ka dërguar Ramiz Lladrovcit.

E njëjta është fshirë vetëm pak minuta pas publikimit.

Lidhur me këtë bisede, rajoni ka shkruar zyrës së Ramiz Lladrovcit për të pyetur së a e konfirmuat së jeni në dijeni për këto ndërtime dhe po ashtu jeni duke hështur.

Të njëjtit me diplomaci kanë dëvijuar përgjigjjen, duke treguar së Ishte gabim ilustrimi për postimin dhe së i njëjti është korigjuar menjëherë.

“Ishte gabim ilustrimi për Xhavit Ferizin, e korrigjova menjëherë”, thuhet në përgjigjjen e Lladrovcit.

 

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer