Raphael Varane është duke i kaluar muajt e fundit të kontratës së tij me Manchester Unitedin.
Mbrojtësi francez nuk e di ende nëse do të vazhdojë të luajë në “Teatrin e Ëndrrave” edhe në edicionin e ardhshëm apo jo.
Edhe pse së fundmi u raportua se “Djajtë e Kuq” ia kanë bërë një propozim për kontratën e re, qendërmbrojtësi francez nuk i ka nisur ende bisedimet me klubin aktual për vazhdimin e bashkëpunimit, shkruan gazetari sportiv italian, Fabrizio Romano.
Situata mbetet e qetë, ndërsa do t’i takojë klubit të vendos nëse dëshiron t’ia prezantojë atij një ofertë të re ose ta lë të largohet ish-futbollistin e Real Madridit.
Futbollisti francez do të jetë lojtar i lirë nga 1 korriku dhe do të jetë i gatshëm për ta zgjedhur klubin e ri nëse nuk mbetet në “Old Trafford”.
Varane ishte njëri prej mbrojtësve më të mirë në Evropë në kohën kur luante në “Santiago Bernabeu”, por kishte rënie drastike që kur u transferua tek Man Utd duke përfunduar madje kohë pas kohe edhe në bankinë.