Tuesday, August 19, 2025

Arrestohen dy persona në Skenderaj për posedim të substancave narkotike!

Me datën 21 mars 2024, njësitet policore në Skenderaj, kanë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, transmeton portali rajoni.org.
Arrestimi i dy të dyshuarve shtetas të Republikës së Kosovës është realizuar në fshatin Prellofc të Skenderajt, pasi gjatë kontrollit të detajuar u është gjetur substancë e dyshuar narkotike në sasi prej 1.4 gram .
Pas intervistimit, ndaj dy të dyshuarve është iniciuar raste për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
Me urdhër të prokurorit, dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer