E premte, 15 Nëntor, 2024

Nga prilli ligji i ri për rregullat në trafik, kritikohet lartësia e gjobave

Nga 30 në 150 euro do të jetë gjoba për mosvendosjen e rripit të sigurisë gjatë vozitjes.

Ndërsa ajo për përdorim telefoni, nga prilli do të shkojë në 100 euro, por që mund të shkojë deri në 500 euro për herën e tretë.

Këto janë vetëm dy nga ndryshimet e bëra në lartësinë e gjobave, që parashihen me Ligji të ri për Rregullat e Trafikut Rrugor.

Për ata që janë duke vozitur çdo ditë, shifrat janë jashtëzakonisht të larta.

“ Shumë janë 150 euro shumë janë, me kanë që I bajnë pak ma lirë ish kanë mirë, për rryp ke 150 këto janë shumë cmime të larta,” tha Besnik Sadiku, shofer.

Përveç të paarsyeshme, shoferët thonë se kto nuk do të kenë efekt.

“ S’janë as të logjikshme as normale ato gjoba, më rroga që I kemi mi pagu 150 është abnormale, unë jam pensionist dhe më dy gjoba penzia shkonë, këta nuk janë në rregull,” u shpreh Safet Berisha.

Nol Deda, ekspert i komunikacionit, kishte marrë pjesë në hartimin e ligjit bazë, 2 dekada më parë.

Ai shprehet se ndryshimet, nuk do të arrijnë qëllimin për të cilin janë bërë.

“Edhe ky ligji mbi rregullat e trafikut është diqka që nuk do të ketë fare ndikim në sigurinë e komunikacionit rrugor, pra cdo ditë kemi rreth 1400 gjoba brenda ditës pavarsishtë prej ndrysimeve të ligjeve dhe ngritjes së gjobave,” tha Eksperti i Komunikacionit, Nol Deda.

“Ti rriti sa dush gjobat ndëshkuese, nuk dihet pastaj sa përqind e pagesave realizohen nga këto masa ndëshkuese dhe kjo më tregon mu se është një jo profesionalizem në total të këtyre gjerave.”

Hera e fundit kur Kosova bëri ndryshim në Ligjin e Rregullave për Trafikun Rrugorë, ishte në vitin 2016.

Ministri Liburn Aliu, ndryshimet e fundit, i ka arsyetuar me qëllimin që të rritet siguria në trafik dhe të ulet numri i aksidenteve e sidomos të atyre me fatalitet.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer