Pas raportimit të Rajonit për shëmbjen e dheut në pusin e Ambulancës së Mjekësisë Familjare në Baicë të Drenasit, është vendosur shiriti përreth pusit.
Ajo që e bën paradoksale këtë fenomen është se kanë tentuar ta mbulojnë gropën e pusit me degë të lisave dhe copëza betoni. Kjo nuk e bën zgjidhjen e problemit sepse gropa ende është në gjendjen e njëjtë.
Mbetet të shihet nëse QKMF – Drenas a do të ndërmerr hapa për zgjidhjen e këtij problemi.