Në opinion njihet si ‘të pakënaqur’ me plotë vendime të Lëvizjes Vetëvendosje.
Eman Rrahmani, Gramos Agusholli, Labinotë Demi – Murtezi, janë vetëm disa nga deputetët që vazhdimisht kanë shprehur kundërshtime me disa prej vendimeve të partisë në të cilën janë.
Sidomos për temën e projektligjit rreth “Kodit Civil” – të cilin e kundërshtojnë për shkak të bindjeve të tyre fetare.
E së fundmi ata kanë organizuar edhe iftar.
Në pamje shihet që në iftarin e organizuar nga ta nuk ka qenë asnjëri nga figurat kryesore të Lëvizjes Vetëvendosje. As kryetari i kësaj partie – kryeministri Albin Kurti, shkruan Gazeta Insajderi.
Por, aty nuk kanë munguar disa prej hoxhollarëve më të njohur, si Shefqet Krasniqi dhe Ekrem Avdiu.
Po ashtu në iftar prezent ka qenë edhe myftiu i Bashkësisë Islame, Naim Tërnava.
/Insajderi.org/





