Çifti Lumbardh Salihu dhe Kader Kicaj prej disa ditësh ndodhen në Spanjë.
Përveç kohës së mirë që po kalojnë së bashku, ata janë përfshirë edhe në disa aktivitete.
Ish-banorët e Big Brother VIP Kosova 2 ditën e sotme (e enjte) kanë qenë prezent gjatë stërvitjeve të Mallorcas dhe Vedat Muriqit.
Ata me gjasë do të ndjekin nga afër të shtunën ndeshjen e Mallorcas me Real Madridin, një shpërblim që u fitua në BBVK nga Salihu.
Lumbardhi ndërkaq u shpall edhe fitues i edicionit të dytë të këtij reality shou.
Ai u njoh me bukuroshen nga Prizreni në po këtë format, ku edhe nisi romanca e tyre e dashurisë.
Lumbardhi kujtojmë që ka fituar plot 144 mijë euro nga Big Brother. /Telegrafi/