Thursday, August 21, 2025

Ky është burri që dyshohet se vrau gruan e tij sot në Pejë

Një vrasje e rëndë ka ndodhur në Pejë, ku një burrë dyshohet se e ka vrarë gruan e tij.

Insadjeri mëson se identiteti i të dyshuarit është Edmond Lajqi. Ai tashme është arrestuar.

Çifti janë prindër të tre fëmijëve

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikqi.

Ai shtoi se prokurori është në vendin e ngjarjes ndërkohë i dyshuari është dërguar në stacion policor dhe i është konfiskuar arma.

“Kryeprokurori dhe prokuroret janë në vendin e ngjarjes ku dyshohet se ka ndodhur një rast i vrasjes në qendër të qytetit në një banesë. Dyshohet se bashkëshorti ka vrarë gruan e tij. Personi i dyshuar është arrestuar nga policia dhe i është konfiskuar arma. Jemi duke pritur Institutin e Mjekësisë Ligjore që ta tërheq trupin”, ka thënë Nikçi

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer