E martë, 26 Nëntor, 2024

Njerëzit shpërthejnë keq ndaj Kourtney-t: “Po harxhon kot ushqimet”

Kourtney duhet të presë edhe dy ditë që të festojë 45 vjetorin e ditëlindjes, por duket se festimet e vërteta kanë nisur tashmë dhe njerëzit reaguan menjëherë.

Ylli i familjes Kardashians, e cila është e njohur për ekstravagancën e festimeve për çdo festë apo ngjarje të rëndësishme, duket se tashmë e ka nisur javën e festimeve që do të kulmojnë në 18 prill ditën kur Kourtney do të fryjë 45 qirinj në ditëlindjen e saj

Me një galeri fotosh që tregojnë momente nga festa, me torta të shumta, ngjyra, mbishkrime e tollumbaca, njerëzit nuk i kanë kursyer komentet për morinë e tortave të servirura, ndërkohë që ditëlindja nuk ka ardhur ende.

“Një koleksion tortash”, e quajnë njerëzit atmosferën para ditëlindjes së Kourtney-t, ndërsa ndjekësit virtual e konsiderojnë të tepruar të gjithë këtë ekstravagancë në festimet e ditëlindjes.

“Dreq, sa shumë torta që keni,” shkruan një prej komentuesve: “Më fal, kush i ha të gjitha këto? Shpenzim i kotë i ushqimit dhe ndotje për mjedisin”; “Seriozisht? Kaq shumë harxhim për ushqimet?”; “Ok, vazhdoni talluni me ushqimin”: “Pyetja e vërtetë është se sa torta keni hedhur në koshin e plehrave,” shkruan një tjetër me ironi. “Kjo është shumë qesharake…”, ishte reagimi i një tjetër personi, që duket se nuk pajtohet dot me idenë e kaq shumë ëmbëlsirave në një festë të vetëm ditëlindjeje.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer