Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi dhe ajo e Lëvizjes Vetëvendosje, Mirlinda Tishukaj-Sadiku, kanë pasur një përplasje në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike.
Shkak i kësaj përplasje ka qenë diskutimi në Raportin e auditimit të Performances: “Barazia gjinore dhe fuqizimi i grave nga zonat rurale përmes përfshirjes së tyre në tregun e punës”.
“Je e vogël të merresh me mua, meru me letra se po ngritësh në ndonjë pozitë”, iu drejtua Bytytqi Tishukajt.
“Nuk je kurrkushi”, i tha Tishukaj, Bytyqit të AAK-së.
“E ti kush je, mos ma përmend emrin”, u përgjigj Bytyqi.
“Këqyrë veten në pasqyre, nuk vuaj nga bullizimi juaj”, iu drejtua Tishukaj-Sadiku.
Pas këtij debati, deputetja e AAK-së, e lëshoi mbledhjen e Komisionit.