E martë, 26 Nëntor, 2024

Bianca Censori thyen sërish rregullat, futet në Disneyland pa këpucë

Ndoshta këtë herë Bianca Censori nuk u shfaq me një veshje provokuese apo shumë të zhveshur në Disneyland, siç e ka bërë shumë herë në të kaluarën, por zgjedhjet e saj stilistike shkaktuan sërish reagime, siç raportojnë mediat.

Këtë herë gruaja e Kanye West u diskutua për zgjedhjen e saj për të mos veshur…këpucë duke i zëvendësuar me fasha!

Ajo që mërziti shumicën e komentuesve ishte fakti që ajo u lejua në Disneyland, ndërsa rregullat e hyrjes në park tematik kërkojnë këpucë të përshtatshme.

“Gjithmonë zgjidhni veshje të përshtatshme, duke përfshirë këpucët”, thuhet në rregullat e funksionimit të Disneyland. Disneyland rezervon të drejtën të refuzojë hyrjen ose të heqë dikë për shkak të veshjes së tyre.

“Pse nuk iu ndalua hyrja? Kjo nuk është veshja e duhur për një ambient familjar”, ​​ka komentuar dikush. “Më përzunë nga Disneyland sepse ecja zbathur që sandalet të mos më prisheshin nga shiu”, shkruan një tjetër komentues, sipas Daily Mail.

“Pse e lanë të hynte pa këpucë? Le të provojmë të ecim zbathur dhe të shohim se sa do të dëbohen”, pyeti një komentues tjetër.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer