Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, në Zvicër, Ragip Xhaka kohëve të fundit ka qenë jashtëzakonisht aktiv në takime jo vetëm me strukturat e PDK-së në këtë shtet, por edhe me vizita degëve të këtij subjekti në Kosovë.
Së fundi, ai ka vizituar kryetarin e PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku. Poashtu ditë më parë ka vizituar edhe strukturat e PDK-së në Suharekë dhe degë tjera.
Vet, Xhaka në disa intervista për media ka shprehur gatishmërinë për të kandiduar për deputet të Kuvendit të Kosovës.