E diel, 22 Dhjetor, 2024

Prokuroria e Mitrovicës i ‘nënshtrohet’ bizismenit nga Skenderaji, as pas 18 ditësh nuk kthen përgjigjje!

Portali rajoni.org ditë me parë ka raportuar së pronari i kompanisë “Andrra Residenc”, Astrit Çitaku është duke u hetuar për disa vepra penale dhe së ndaj tij ka disa kallëzime penale.

Sipas të njëjtave burime të portalit rajoni.org, ai është intervistuar para disa kohësh lidhur me disa vepra penale të kryera nga kompania e tij “Andra Residenc”.

Lidhur me intervistimet e tij, rajoni i ka dërguar pyetje prokurorisë themelore të Mitrovicës, së në çfarë fazë janë kallëzimet penale ndaj Astrit Çitakut, mirëpo e njëjta as pas 18 ditësh nuk ka kthyer përgjigjje.

Rajoni po ashtu e ka pyetur prokurorinë së kush është prokurori që po merret me rastin ndaj Astrit Çitakut; mirëpo e njëjta deri në publikimin e artikullit nuk ka kthyer përgjigjje.

Rajoni do të ju mbaj të informuar…

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer