E enjte, 26 Dhjetor, 2024

Bedri Hamza: Mediat e lira janë shtyllë e demokracisë dhe ne duhet të angazhohemi më shumë që t’i mbrojmë

Sot shënohet Dita Botërore e Lirisë së Shtypit.

Kosova ka humbur 19 vende në Indeksin e Lirisë së Shtypit, sipas vlerësimit të organizatës “Reporterët Pa Kufij”.

Gazetarët në Kosovë sulmohen e kërcënohen çdo ditë në lidhje me punën e tyre në shërbim të qytetarëve.

Kryetari i Mitrovicës dhe njëkohësisht kandidati për Kryeministër të vendit thotë se duhet angazhim më shumë që të mbrohen dhe të sigurohet një mjedis më i përshtatshëm, që të gjithë gazetarët të mund ta bëjnë punën e tyre, e cila është me përgjegjësi dhe rëndësi shumë të madhe.

Postimi:

Është shqetësuese që Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, 3 Majin, sivjet po e shënojmë me përkeqësim të gjendjes. Kosova ka humbur 19 vende në Indeksin e Lirisë së Shtypit, sipas vlerësimit të organizatës “Reporterët Pa Kufij”. Gazetarët, punonjësit e mediave, gjatë këtyre viteve, sikur asnjëherë më parë, janë sulmuar nga zyrtarët e shtetit dhe janë kërcënuar e përballur me presion të vazhdueshëm gjatë kryerjes së detyrës së tyre në shërbim të qytetarëve.

Mediat e lira, liria e të shprehurit, janë shtyllë e demokracisë dhe ne duhet të angazhohemi më shumë që t’i mbrojmë dhe të sigurojmë një mjedis më të përshtatshëm, që të gjithë gazetarët të mund ta bëjnë punën e tyre, e cila është me përgjegjësi dhe rëndësi shumë të madhe.

Trendi negativ dhe regresi i gjithanshëm, ku përfshihet edhe liria e medias, duhet të marrë fund në Kosovë!

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer