Katër persona janë arrestuar në Prizren nën dyshimin se e kanë sulmuar një burrë dhe të njëjtin me forcë e futën në veturë dhe e dërguan në një lokacion tjetër.
Rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 22:40 dhe është iniciuar si “Privim i kundërligjshëm nga liria”.
“Janë arrestuar katër të dyshuar kosovarë, nën dyshimin se të njëjtit pas një zënke e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar dhe të njëjtin me forcë e kanë futur në veturë dhe e kanë dërguar në një lokacion tjetër. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.