Rinas Demiri, pronar i qendrës tregtare ‘Agmia Center’ në Gjilan, ka hedhur akuza të rënda në drejtim të prokurorit të Prokurorisë së Gjilanit, Agron Uka dhe dy zyrtarëve policorë të Njësitit Anti-Drogë.
Gazeta Insajderi ka siguruar ankesën e Demirit në Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK), ku ky i fundit thotë se e kanë mbajtur tri orë në intervistim pa prezencën e një avokati mbrojtës.
Pos tjerash, Demiri thotë se është shoqëruar në stacion si i dyshuar për trafikim ndërkombëtar droge pa asnjë dëshmi. Ai thotë se intervistimi ka ndodhur pa prezencën e një avokati mbrojtës. Sipas tij, atij i është thënë nëse ka aktivitet të jashtëligjshëm jashtë vendit, t’i bashkangjiten veprimtarisë së tij.
Tutje, thotë se në rast të mos-bashkëpunimit, e kanë kërcënuar se do t’ia mbyllin biznesin në Gjilan.
Për krejt këto pretendime, Insajderi ka tentuar ta marrë në intervistë Demirin mirëpo i njëjti s’ka pranuar të flasë para kamerave.
Insajderi ka provuar të kontaktojë edhe me prokurorin Uka, mirëpo i njëjti s’e ka hapur telefonin.
Storien mund ta gjeni më poshtë: