Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka takuar ambasadorin e SHBA-ve në Kosovës, Jeffrey Hovenier.
Krasniqi ka biseduar me Hovenierin për zhvillimet e fundit politike në vend, teksa e ka njoftuar për arsyet e kërkesës për zgjedhjet të parakohshme.
“Ne besojmë se vendi është në stagnim të plotë dhe ata që po e pësojnë më së shumti janë qytetarët tanë.” – ka shkruar ndër të tjera Krasniqi në Facebook.
Njofitimi i plotë:
Në zyret e Grupit Parlamentar të PDK-së, sot takova ambasadorin e SHBA-së, Jeffrey Hovenier, me të cilin diskutuam për zhvillimet e fundit politike në vend.
Ambasadorin Hovenier e njoftova me qëndrimet e PDK-së rreth këtyre zhvillimeve dhe me arsyet e kërkesës tonë për zgjedhje të parakohshme. Ne besojmë se vendi është në stagnim të plotë dhe ata që po e pësojnë më së shumti janë qytetarët tanë.