Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka udhëtuar drejt Hagës për një vizitë me ish-presidentin Hashim Thaçi.
Në një postim në Facebook, Tahiri ka njoftuar se Thaçi ishte mirë me shëndet dhe ishte me besim në drejtësinë.
Njoftimi i plotë:Çdo vizitë në Hagë është inspiruese. E njëjtë ishte edhe kjo e sotmja. Takova Presidentin Hashim Thaçi. Mirë me shëndet dhe me besim në drejtësinë, Presidenti Thaçi është inspirim për mënyrën se si vazhdon të përballojë sfidat me të cilat përballet.