Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë, ka komentuar zhvillimet e fundit në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, që aktualisht duket në një pozicion jo të favorshëm.
Në fjalën e tij, Vuçiq si gjithmonë ka dramatizuar dhe vazhduar propagandën e tij.
Vuçiqi tha se gjermanët dhe britanikët po punojnë në një truk tjetër rreth anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, raporton Telegrafi.
“Mund të jetë çdo gjë, por nuk do të jetë aq e lehtë për ta, sepse gjermanët do të shkelnin të gjitha parimet e tyre, por tani po punojnë për një truk tjetër në të cilin (Gerald) Knaus dhe e gjithë makineria e lobit rreth tij, britanikët e të tjerë marrin pjesë, dhe kjo është kthimi në planin e Ahtisaarit… Ata pak miq që kemi, kaq kemi, nuk do të kemi më shumë se kaq”. Ne po luftojmë, po bëjmë gjithçka që mundemi, por mundësitë tona janë mjaft të kufizuara” – ka thënë Vuçiq mes tjerash shkruajnë media në Serbi.