E enjte, 31 Tetor, 2024

A ka të drejtë polici të punojë sigurim jashtë detyrës zyrtare? Flet kryeshefi i IPK-së

Kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj ka deklaruar se “zyrtarëve policorë nuk u lejohet që të kryejnë shërbime të sigurimit jashtë detyrës zyrtare”

Kryeshefi i Inspektoriatit Policor të Kosovës [IPK], Kushtrim Hodaj ka deklaruar se zyrtarëve policorë nuk u lejohet që të kryejnë shërbime të sigurimit jashtë detyrës zyrtare.

Hodaj ka deklaruar se Inspektoriati Policor i Kosovës në vazhdimësi ka trajtuar informacione të kësaj natyre dhe ka hetuar edhe raste konkrete.

Hodaj deklaroi se është sfiduese të vërtetohet që policët punojnë si sigurim në klube të natës për shkak se nuk ka dokumentacion, shkresa që dëshmojnë në punësimin e tyre në punë jashtë detyrës zyrtare.

“Qëndrimi i tyre në diskoteka mund të arsyetohet nga ana e tyre edhe si klient”, tha Hodaj.

Tutje, ai u deklarua edhe për rastin e një togeri të Policisë së Kosovës për të cilin kanë zhvilluar hetime dhe kanë vërtetuar dyshimet që zyrtari policor gjatë kohës në të cilën ka figuruar që është në punë, ka qenë në një lokacion tjetër në shoqërim të një këngëtari.

“Sigurisht që kemi ndërmarrë menjëherë veprimin e rekomandimit për suspendim e edhe këtu jemi në fazën e përfundimit të veprimeve të tjera hetimore për të dokumentuar keqpërdorimin e detyrës zyrtare për shkak se ka qenë një përfitim për tej asaj se ku ka qenë, ka qenë një përfitim financiar” – tha Hodaj në KallxoPernime.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer