Vajza e ish-kryeministrit të Kosovës Bajram Kosumi, Thana i ka dhënë fund beqarisë. Ajo ka kurorëzuar dashurinë me martesë me Milotin.
Lajmin e bëri të ditur Kosumi me anë të një postimi në Facebook.
Ai ka ndarë momentin emocionues teksa e dorëzon vajzën tek dhëndri.
“Nje hap i rendesishem ne jete per Thanen.
Te dashur Thane dhe Milot, urime, paçi shendet, lumturi, familje dhe ju priftë e mbara!
B.K.”, shkroi ai.