Sot, është peonsuonuar, Musa Lushtaku, zyrtar komunal në Komunën e Skenderajt, raporton portali rajoni.org.
Në ditën e pensionimit kryetari i Skenderajt përmes një postimi në rrjetin social “facebook” e ka përgëzuar Lushtakun për punën dhe angazhimin e tij shumëvjeçar në institucionin komunal.
“Një rrugë e gjatë me kontribut të madh, duke shërbyer me përkushtim në çdo përgjegjësi publike, përfundoi sot për Musa Lushtakun, me një ceremoni modeste të ditëlindjes së 65-të dhe pensionim nga angazhimi profesional në Komunë.
Urime për këtë arritje jetësore dhe paç shëndetin e plotë!”, ka shkruar Nura në facebook.