Monday, June 23, 2025

Zyrtare: Hansi Flick, trajner i ri i Barcelonës

Barcelona është bërë me trajner të ri.

Pasi i ndau rrugët me trajnerin Xavi Hernandez, presidenti Joan Laporta e ka gjetur menjëherë pasuesin e tij.

Bëhet fjalë për trajnerin gjerman, Hansi Flick, i cili është edhe zyrtarisht trajner i ri i gjigantit katalunas, njofton gazetari sportiv italian Fabrizio Romano, përcjell “Gazeta Express”.

Nënshkrimi i kontratës u bë pas takimit të Bordit të klubit me të dhe me menaxherin Pini Zahavi.

Trajneri gjerman ka zbarkuar mbrëmë në Kataluni, ndërsa sot vjen edhe zyrtarizimi i punës së tij të re.

Nuk dihen ende krejt detajet, të cilat do të bëhen të ditura në orët në vazhdim.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer