Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri, është pritur në Zvicër nga disa mërgimtarë.
Një nga ta ishte edhe babai i yllit të futbollit Granit Xhaka, Ragipi.
Postimi i plotë:
Kënaqësi takimi me kryetarin e PDK-së në Zvicër, Ragip Xhaka, dhe me miq në Basel.
Jam shumë i lumtur me aktivizmin e mërgimtarëve lidhur me Kosovën.
Ndonëse kanë shumë punë e obligime në shtetet ku jetojnë, vazhdojnë ta mbajnë në zemër dhe të punojnë fort për Kosovën.