Monday, June 23, 2025

Spektakël, gola e atmosferë në Drenicë: Futsali, një prej sporteve më të shikuara në Kosovë

Palestra “Ilaz Kodra” në Skënderaj, ishte e vogël për t’i zënë të gjithë shikuesit në ndeshjen e tretë gjysmëfinale që u zhvillua ndërmjet Drenicës dhe Liqenit nga Drenasi.

Shikues ulur, në këmbë, fëmijë e të moshuar, kishin zënë vend në tribunat e palestrës për të shijuar spektaklin ndërmjet dy skuadrave që synonin vend në finale.

Palestra nisi të mbushet qysh në orën 19:00, një orë para se të niste ndeshja. Mbushja e të gjitha tribunave, nuk i demotivoi dhjetëra shikues të tjerë që po shikonin nga xhamat e palestrës.

Kjo atmosferë ka mbretëruar pothuajse gjatë gjithë sezonit në Skënderaj, por edhe në palestrat e tjera. Numri i shikuesve përveç basketbollit, në futsal llogaritet të jetë më i madhi.

Përveç futbolldashësve, atmosferën fenomenale e krijuan tifo-grupet zyrtare nga të dyja skuadrat, të cilat në fillim të ndeshjes edhe shkëmbyen fanellat e njëra-tjetrës. Kjo me qëllim që të mos ketë asnjë tension, por futsali të jetë sport që i bashkon e jo që i ndanë.

Sa i përket ndeshjes, Drenica Futsal ishte dy herë ne epërsi me golat e lojtarit të talentuar, Diar Deliut. Megjithatë, Liqeni dy herë u kthye në lojë dhe ndeshja shkoi në vazhdime.

Në vazhdime Liqeni kaloi në epërsi prej 4-2, dhe nuk mjaftoi as goli i tretë i Drenicës. Në fund, ndeshja përfundoi me rezultat 5-3.

Kështu, finalja e madhe e futsalit do të jetë mes Liqenit dhe Prishtinës 01.

Futsali viteve të fundit ka shënuar rritje të madhe, andaj edhe përkrahja institucionale vlerësohet të jetë edhe më e madhe.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer