E hënë, 25 Nëntor, 2024

Roberti flet sërish për Tunën: Është sjellë keq me nënën time derisa ajo po vuante nga kanceri

Nëna e këngëtarit të njohur shqiptar, Robert Berishës, ka ndërruar jetë disa vite më parë nga kanceri. Në një intervistë të fundit në ‘Klan Kosova’, ai ka treguar se e kishte pikë të dobët. Mirëpo, teksa ka folur për këtë pjesë, artisti tregoi se ish-partnerja e vëllait të tij, Patrisit, Tuna Sejdiu, nuk e ka trajtuar mirë nënën e tij, edhe në periudhën e kimioterapisë.

“Ndoshta me vëlla është më lehtë mu idhnu, por me prind s’mundesh. Patrisi mu më sheh si babë, e se besoj që mu kanë idhnu ndonjëherë. Kur kam fol diçka, ai e ka ditë që është për të mirën e tij. Edhe në këtë rast e ka ditë që unë e kam pikë të dobët mamin, edhe unë jam pika e dobët e saj.

Aty ka ndodh një mosmarrëveshje, siç janë nuset. Bo çka dush me burrë tëndin në shtëpi tënden, por në shtëpi timen me nënën time, nuk e shof kush është. Në raport me nënën time me kancer, me krejt ato kimioterapia që i ka pas, me ma mërzit dikush nuk ia vlen.

Me një mesazh u krye ai muhabet”.

Kujtojmë se Tuna dhe Patrisi janë ndarë prej disa vitesh dhe kanë bashkë dy djem. Nga ana tjetër, Roberti është në një romancë të re dashurie, por ka edhe një vajzë me këngëtaren Nora Istrefi.

Të fundit

Shpallje

Shpallje

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer