E premte, 1 Nëntor, 2024

Arrestohen katër persona në Drenas, prokuroria i dergon menjëherë në mbajtje

Dje rreth orës 17:45 në qytetin e Drenasit janë arrestuar katër persona pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përfshirë në një rrahje mes vete, shkruan portali rajoni.org.

Policia njofton së si pasojë e përleshjes lëndime trupore kanë marrë të gjithë të dyshuarit si dhe një dëshmitare kosovare, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.

Po ashtu bëhet e ditur nga policia vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar: Një pistoletë me karikator me gjashtë fishekë si dhe një shkop druri. Lidhur me rastin po ashtu janë kryer kontrolle në tri shtëpitë e te dyshuarve, ku në njërën është gjetur dhe konfiskuar një pushkë pa leje valide dhe tetëmbëdhjetë fishekë.

Me vendim të prokurorit  të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer