Rektorja Deva sipas një burimi po synon të krijojë 5 prorektorë, ndërsa momentalisht janë 3 sikur në shumicën e universiteteve.
Por, qëllimi qëndron diku tjetër, pasi gjatë mujit qershor pritet të zgjedhen anëtarët e Këshillit Drejtues nga ana e UIBM dhe me 5 prorektorë fitohen 5 vota, që nënkupton një kurdisje të rezultateve.
Sipas këtij burimi, dy profesorë të Fakultetit të Gjeoshkencave, kolegë të rektores Deva, pritet të emërohen në këto pozita, por për profilin e tyre do raportojmë ditëve në vijim.
Numri kaq i madh i prorektorëve do të krijojë edhe shpenzime më të mëdha e poashtu konsiderohet i panevojshëm për numrin e vogël të studentëve që ka ky institucion.
Ndryshe, Universiteti i Mitrovicës ka marrë epitete shumë negative për shkak edhe të ngjarjeve dhe veprimeve të ulëta që kanë ndodhur vazhdimisht./JepiZe