Kuvendi i Drenasit, që nga e enjta e 30 majit, mbeti pa të zot, kjo pasi me 16 vota u shkarkua Milaim Hajdari nga kjo pozitë, shkruan portali rajoni.org.
Kjo erdhi pas inicimit për mbajtjen e kësaj seance nga DD, Lëvizja Vetëvendosje, që u mbështet edhe nga disa asamblist të PDK’së.
E afati kohor për zgjedhjen e të riut është brenda 30 ditësh nga data e shkarkimit. Në rast se kjo nuk bëhet, shkohet në zgjedhje, më saktë vetëm për asamble.
Mirëpo burime të portalit rajoni.org ka mësuar së nga njëri tabor i opozitës pritet të propozohet ish kryesuesi, Labinot Halilaj. Po ashtu të njëjtat burime kanë treguar së nga tabori tjetër i opozitës pritet të propozohet Salih Dvorani.