E premte, 1 Nëntor, 2024

Sot i jepet lamtumira e fundit 17-vjeçares që humbi jetën pas vetaksidentit me motoçikletë në Drenas, ishte nxënëse shembullore

Familja Hajdari nga fshati Dobroshec i Drenasit, ka njoftuar qysh mbrëmë për lajmin tragjik që morën – vdekjen e vajzës së tyre, Ledionës. 17-vjeçarja humbi jetën në QKUK, ku po trajtohej si pasojë e lëndimeve të rënda që mori pas një vetaksidenti mëngjesin e së hënës.

Përmes rrjetit social, Facebook, familjarët kanë bërë të ditur se sot do t’i jepet lamtumira e fundit Ledionës.

Varrimi do të bëhet në varrezat e fshatit, në orën 16:00.

“Me zemër të thyer ju njoftojmë për ndarjen e papritur nga jeta të kushërirës sonë të dashur, Lediona Hetem Hajdari. Në këto momente të vështira, kujtimi i saj do të mbetet përjetësisht në zemrat tona.

Varrimi do të bëhet nesër, më datë 12.06.2024, në orën 16:00, në varrezat e fshatit Dritan, lagjja Hajdari.

Shpirti i saj u bëftë dritë në përjetësi!”.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer