Thursday, August 21, 2025

Skenderaj: Pushteti bojkoton seancën e opozitës për keqperdorimet në bujqësi

Asamblistet e PDK-së dhe drejtorët komunal e kanë bojkotuar seancën e jashtëzakonshme të kuvendit komunal të Skenderajt, të mbajtur sot. Kjo seancë ishte thirrur nga Lista IDEAL dhe Lëvizja Vetëvendosje për keqperdorimet në drejtorinë e bujqësisë, shkruan portali rajoni.org.

Lidhur më dështimin e kësaj seancë, përmes rrjetit social “facebook” kanë reaguar dy kreret e partive me të medha opozitare në Skenderaj.

Hysni Mehani nga Vetëvendosje ka thënë në rrjetin social facebook së egzekutivi mundet me ikë nga seanca, por nuk mundet me ikë nga përgjegjësia.

“Ata nuk erdhen, kush nuk ka vjedhur nuk ka pse fshihet! E as kush nuk ka diçka për të fshehur nuk ka pse të mungojë.
Komisione hetimore sepse kjo është detyrë e Kuvendit Komunal që të mbikëqyr punën e ekzekutivit. Ekzekutivi mundet me ikë nga seanca, por nuk mundet me ikë nga përgjegjësia”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Mehanit.

Kurse, Kryetari i IDEAL’it, Nuredin Lushtaku, bojkotin e pozitës e ka quajtur si dorëzim të pushtetit komunal në Skenderaj përball opozitës.

“Dorëzimi i pushtetit komunal në Skenderaj përballë opozitës! Sot, Këshilltarët e Kuvendit Komunal nga pozita nuk ishin prezent në Seancën e Jashtëzakomshme të thirrur nga opozita, me qëllim për të dështuar mbajtjen e seancës dhe kësisoj për ti mbuluar keqpërdorimet në bujqësi dhe skandalin e drejtoreshes se Gjimnazit “Hamëz Jashari””, ka shkruar Lushtaku në facebook.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer