E premte, 1 Nëntor, 2024

Publikohet një përgjim i Bedri Shabanit, të arrestuarit për spiunazh- flitet për tri tekste

Në përgjimin e dytë që ka publikuar “The Geopost”, qytetari i Kosovës, Bedri Shabani, i arrestuari për spiunazh, flet me oficerin e BIA-s, Srdjan Rosic, bisedë që konfirmon se ata janë takuar edhe fizikisht pak ditë më parë.

Sipas të dhënave, takimi fizik i përbashkët në mes të Shabanit dhe oficerit të BIA-s është realizuar në qytetin e Nishit, Serbi, më 17.05.2023.

Sipas telefonatës, e realizuar më 23.05.2023, mësohet se Rosic, ka lidhje profesionale me “mikun tjetër”, Bogoljub Janicijevic-in, i cili ka qenë shefi i të ashtuquajturit “Sekretariatit të Punëve të Brendshme” për Ferizaj në vitin 1999.

Gjatë bisedës merret vesh se ditën e takimit me BIA-n në Nish, Shabani ia kishte dhënë tri tekste. Audio është e censuruar dhe nuk dihet se çfarë tekstesh janë ato! Për këtë, Shabani e kishte pyetur “nëse kishte pasur rastin t’i shihte më parë?”, kurse Rosic i përgjigjet me “jo”.

 

Të fundit

Shpallje e pavlefshme

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer