Monday, June 23, 2025

Drita e “transferon” Besnik Berishën

Pas katër transferimeve brenda një dite të mërkurën, FC Drita e ka zyrtarizuar një tjetër “transfer” të enjten.

Klubi gjilanas i futbollit ka lidhur sot marrëveshje bashkëpunimi me studion ligjore Besnik Berisha & Associates.

Marrëveshjen me avokatin Berisha e ka bërë të ditur klubi të enjten.

“Kemi knaqësinë të ju njoftojmë që kemi nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në mes të klubit tonë FC DRITA dhe studios ligjore BESNIK R. BERISHA & ASSOCIATES LLC”, tha Drita në një njoftim për media.

“Kjo marrëveshje u zyrtarizua nga drejtori gjeneral i klubit z. Feti Murseli, i cili priti sot në zyret e klubit avokatin z. Besnik R. Berisha, për t’i uruar mirëseardhje në klubin tonë dhe për ta falënderuar për gatishmërinë e bashkëpunimit.”

Zyra ligjore e FC Dritës do të udhëhiqet nga avokati Berisha.

“Krahas punës së madhe që bëhet në aspektin profesional, klubi jonë ka menduar për ngritjen e nivelit të ligjshmërisë duke i kushtuar rëndësi të veçantë zyrës ligjore të klubit, e cila tani e tutje do të përfaqësohet nga avokati z. Besnik R. Berisha, i cili është edhe kryetar i Odës së Avokatëve të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer