Bashkëshortja e djalit të vëllaut të Ferit Idrizit, Blerina Maxhuni është punësuar me një pozitë në QKMF të Vushtrrisë. Maxhuni ka marr më së shumti pikë në mesin e pesë kandidateve të tjera në konkurs. Ferit Idrizi për Insajderin mohoi të këtë pas ndonjë konflikt interesi.
“Beso që nuk merrem me ato punë, unë me pa dashtë me punësu ata, kurrë në lavatriqe nuk e kisha lanë. Në anën tjetër ajo ka të drejtë me u punësue, iu ka nënshtrue konkursit, nuk e përjashtoj mundësinë që dikush ka mujtë me thanë, hajt për me i hi në hatër kryetarit, ka thënë koka e afërme e kryetarit, hajt te zgjedhim. Unë nuk interferoj këtu. Me më pa vetë mu, në atë pozitë nuk e kisha lanë, i kisha thënë shko grahi shkollës”, ishte përgjigjur Ferit Idrizi.
E lidhur me këto zhvillime në Vushtrri, ka reaguar edhe asamblisti Shkelzen Xhaferi përmes rrjetit social “facebook” i cili ka pyetur kryetarin Idrizi së çka quan hatër.
“Përveq që e papranueshme që të punësoj familjar (kujtojm premtimet e fushates “99 fije me qytetarët), kryetari ka deklarim skandaloz edhe në media!
“E kan punësuar për të më hyrë në hatër”, shtrohet pytja :
– Kush i ka hatër kryetarit?
– Çka i ka mbet hatër kryetarit?
– A po kryhen punët në Komunen e Vushtrrisë për hater të kryetarit?
– Çka quan hatër kryetari?”.