Një rast i dhunimit u zbulua dje në Qytetin e Drenasit pas denoncimit se një person po bashkëjeton me të miturën qe një kohë në shtëpinë e tij në Drenas dhe me të dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale.
Gazeta Sinjali mëson se personi që përfundoi në prangat e Policisë është Gazmend Salihu, rreth 33-vjeçar – ndërsa viktima është një 16-vjeçare.
Hetimet rajonale kanë nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore dhe si rezultat është arrestuar personi i dyshuar.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që më datë 21.06.2024 rreth orës 18:40 në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur e mitura femër kosovare me të cilën dyshohet se i dyshuari kishte kryer marrëdhënie seksuale. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari i lartcekur dhe me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje. Ndërsa viktima është kthyer në familjen e saj. Rasti është duke u hetuar.”
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.