Me urdhër të Prokurorisë së Pejës një person është arrestuar sot nga Policia e Kosovës në Vërmicë.
Insajderi merr vesh se personi i arrestuar është Almir Daci 33 vjeçar.
Daci është i dyshuar për shpëlarje parash, mashtrim dhe falsifikim i dokumenteve.
Ndaj tij kishte urdhër-arrest ndërkombëtar nga shteti zviceran.
Prokuroria e Pejës ka kërkuar 30 ditë paraburgim për Dacin.