Sot, në Skënderaj ish kryeministrin, Avdullah Hoti sëbashku me kryetarin e degës së LDK’së, Isa Fejzullahun dhe deputetet, Rrezarta Krasniqi e Driton Selmanaj kanë vizituar shtatoren e Leotrimit, të riut që pamëshirshëm ia morën jetën plagët e Lirisë.
“Leotrimi, u bë fëmija i gjithë familjeve shqiptare, e nëna e Leotrimit, nëna Shukrie qëndrestarja e gjithë kombit tonë”.
“Rasti i Leotrimit, të cilit ia morën jetën pushtuesit dhe paramilitarët serb, është pasqyrë se ata nuk i kursenin as fëmijët, të cilët meritonin të rriteshin dhe shkolloheshin në vendin dhe shtetin e tyre”.
“Vetëm pas tetë muaj nga humbja e Leotrimit, ra dëshmor për të mos vdekur kurrë edhe babai i Leotrimit, Malush Ahmeti. Familja Ahmeti, meriton mirënjohje dhe respektin të madh nga i gjithë kombi ynë”.
“Organet e drejtësisë duhet të jenë edhe më këmbëngulës në zbardhjen e gjitha krimeve serbe që ndodhën në Kosovë”.
Tutje ata kanë falenderuar për mikrpitjen familejn e Leotrimit, Besnikun dhe Milaimin.
“Faleminderit për mikpritjen, Besnik dhe Milaim!”