E shtunë, 2 Nëntor, 2024

Policia arreston ish-asistentin e Kurtit

Mbrëmjen e sotme duket se është arrestuar asamblisti i Komunës së Prishtinës nga radhët e LVV-së, Arianit Beqiri. Beqiri në të kaluarën kishte qenë edhe asistent i kryeministrit Albin Kurti.

Në pamjet që ka publikuar portali Indeksonline, shihet teksa Beqiri i reziston arrestimit, por që shpejt përfundoi në pranga.

Policia e Kosovës nuk ka treguar arsyet e arrestimit të Beqirit, ndërkohë arrestimin e tij e ka konfirmuar asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gëzim Sveçla, i cili ka potencuar se kolegu i tij u vu nën pranga pasi refuzoi ta paguajë biletën për hyrje në një hapësirë publike, ndonëse hyrja në ambientet ku po shfaqen ndeshjet e futbollit të Kamiponatit Evropian është pa pagesë.

“Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Arianit Beqiri u arrestua në sheshin e Prishtinës sepse refuzoj të paguaj hyrjen në hapësirën publike ku po shfaqen ndeshjet e futbollit”, ka shkruar ai në platformën sociale, Facebook.

Sveçla ka kërkuar që me zyrtarët policorë të cilët e arrestuan Beqirin të merret Inspektorati Policor i Kosovës.

“Për uzurpimin e hapësirave publike të qytetarëve fajtor është Përparim Rama dhe partia e tij, për dhunën e shfaqur nga polici i cili e godet me shkelm Ariantin, duhet të merret Inspektorati Policor”.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer