Robert Gjeraj pritet të emërohet ndihmës-trajner i Megzon Visokës te Drenica.
Indeksonline mëson se Gjeraj pritet të nisë një aventurë të re, pas eksperiencës si trajner te Liria U21.
Mësohet gjithashtu se Gjeraj do e marrë me vete edhe një futbollist te Drenica. Bëhet fjalë për Diellor Beseni, i cili kaloi dy sezone te Liria e Prizrenit.
Kujtojmë që te Drenica ka pasur ndryshime, duke u emëruar si president Ilir Veliqi.
Ndërsa, deri tani kanë zyrtarizuar një transferim, atë të Genc Hamitit.