Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste, ku zyrtarë të bankave kanë raportuar se janë bërë deponime të parave të falsifikuara.
Në njërin rastin deponimi është bërë edhe nga kompani vendore.
“Prishtinë / 11.06.2024 – NN. Më 25.06.2024 ankuesi mashkull kosovar, zyrtar i një banke, ka raportuar se disa kompani vendore dhe persona kanë deponuar para të falsifikuara që nga viti 2023 e deri me tani. Parat e falsifikuara rreth 628 euro janë konfiskuar. Rasti në hetime.
Prishtinë / 03.01.2024-08.03.2024 – NN. Më 25.06.2024 ankuesja femër kosovare, zyrtare e një banke, ka raportuar se në bankë janë deponuar para të falsifikuara. Parat e falsifikuara rreth 705 euro janë konfiskuar. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim.