Skuadra e Dritës ka njoftuar para pak çastesh për transferimin më të ri të klubit, i cili vjen nga kryeqyteti francez, Parisi.
Bëhet fjalë për sulmuesin Alexander Fressinge, i cili ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me Dritën, me opsionin për ta rinovuar edhe për një vit.
Fressinge, 23 vjeçar, vjen nga Parisi ku ishte pjesë e ekipeve zinxhir të Paris Saint-Germain, dhe në vitin 2018 nënshkroi kontratë profesionale me PSG-në me ekipin e parë dhe së fundmi ishte pjesë e Paris FC.
“Kemi knaqësin të ju njoftojmë që kemi siguruar sherbimet e sulmuesit Alexander Fressinge”, shkruante në komunikatën e Dritës.