Ish-polici i Kosovës Aleksander Vlajiq është i arrestuari dje nga Policia e Kosovës, nën dyshimin për spiunazhe.
Burimet e Dukagjinit nga organet e sigurisë, mësojnë se deri tek kapja e tij ka ardhur pas informacioneve që kanë qenë rruge operative të cilat i ka siguruar Agjencia e Kosovës për Inteligjence (AKI).
Ky mekanizëm i sigurisë më pas ne bashkëpunim me prokurorinë speciale, ka bërë që ky i dyshuar për spiunazhe te arrestohet.
Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person i dyshuar për spiunazh në regjionin e Mitrovicës.
Arrestimi i të dyshuarit ka ndodhur të mërkurën mbrëma pas hetimeve disamujore nëpërmjet Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe Policisë së Kosovës.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pas zhvillimit të hetimeve disa mujore në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe Policinë e Kosovës – Drejtorinë Kundër Terrorizmit sot në mbrëmje, në regjionin e Mitrovicës ka arrestuar një person. I arrestuari A.V. dyshohet për kryerjen e veprës penale “Spiunazhi”, nga neni 124 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.
I dyshuari, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Speciale është ndaluar për 48 orë.
Ndërkaq, për momentin nga Policia e Kosovës janë duke u kryer bastisje në banesën e tij.