Një aksident trafiku ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Keqekollë të Prishtinës.
Një person vdiq dhe 14 të tjerë u lënduan në aksidentin mes autobusit të trafikut urban dhe një veture.
Insajderi merr vesh se i vdekur në këtë aksident ka mbetur Bashkim Canolli.
Lajmi për vdekjen e tij u konfirmua edhe nga familjarët e të ndjerit.
Ai ishte ushtar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin e rëndë.
“Rreth orës 14:30, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në fshatin Keqekollë të Prishtinës. Deri më tani bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një autobus dhe një veturë. Për pasojë një person ka humbur jetën ndërkaq katërmbëdhjetë të tjerë kanë kërkuar ndihmën mjekësore. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti.”, ka thënë Borovci.