Një punëtor ndërtimi ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra pasi u rrëzua nga lartësia e një objekti ku po punonte në Lipjan.
Insajderi mëson se ai është Naser Izet Avdullahu nga komuna e Lipjanit.
I ndjeri ishte duke punuar në një firmë ndërtimi në Lipjan. Teksa po punonte ka rënë nga objekti dhe fatkeqësisht nuk ka mundur t’ju mbijetoj plagëve.