Është përfshirë nga zjarri një garazhd, depoja me miell dhe koteci me pula në lagjen Ahmeti të fshatit Rezallë të Komunës së Skenderajt, shkruan portali rajoni.org.
E gjithë ngjarja ka ndodhur dje në mesnatë.
Si pasojë e zjarrit, familjes Ahmeti përveç garazhdes dhe depos me miell i janë djegur edhe pulat dhe mjete pune të cilat ishin në garazhd.
Portali rajoni.org ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes