E diel, 6 Tetor, 2024

“Shoki jem herët na le”, i arrestuari që s’ia dha ndihmën 26-vjeçarit, mbrëmë shprehej i mërzitur për ikjen e tij

Policia e Kosovës ka arrestuar një tjetër person pas rastit tragjik në Prizren dy ditë më parë, ku një person humbi jetën pasi u ther me thikë nga një person.

Ai kishte marrë lëndime të rënda si pasojë e therjes me thikë dhe nuk arriti t’iu mbijetojë plagëve të marra duke vdekur pas disa orësh në QKUK.

Njësiti i hetimeve rajonale të policisë në Prizren, ka bërë të ditur përmes rrugëve operative ka arritur që të lokalizojë dhe arrestojë të dyshuarin: H.B (viti i lindjes 1995, mashkull kosovar shqiptar).

Mësohet se i arrestuari i dytë është: Hajrullah Brcanin.

“Arrestimi i tij është bërë me dyshimin se i njëjtit ka qenë i përfshirë në një rast Lëndim i rëndë trupor nga neni 186, pargrafi 5, Moasdhenja e ndihmës neni 188 paragrafi 4 si dhe Moslajmërimi i veprave penale apo kryeseve të tyre neni 378,par.1.pika 1.3,i cili ka ndodhur me datën 06.07.2024, në lagjen Bazhderana në Prizren..I dyshuari është shoqëruar ne SRH-Prizren, ku ne prani te avokatit mbrojtës është intervistuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer