Sunday, May 11, 2025

Shoferi qe vdiq dje në aksident punonte të kompania “Bageri”

Ka vdekur i riu Rizah Hasani nga Ferizaj pas një vetaksidenti me kamion.

Aksidenti ka ndodhur për shkak që shoferi i kamionit ka humbur drejtimin duke rënë jashtë rrugës.

I riu që ka ndërruar jetë punonte për kompaninë “Bageri”.

Kjo kompani ka reaguar për vdekjen e tij përmes një postimi në “Facebook”.

Lajmi u konfirmua për insajderin nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Më 11.07.2024 rreth ores 13:30 kemi pranuar një informatë se në fshatin Jezerc të Ferizajt, tek vendi i quajtuar ” Reka e Vogël ” është një aksident ku është përfshirë një kamion trasportues. Ekipe të policisë, njësitet e rendit dhe hetuesit policorë të aksidenteve të Njësisë së Konunikacionit Rrugor kanë dalë në vendin e ngjarjes, të cilët kanë mësuar se si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën shoferi i kamionit, shqiptar, kosovar i moshës madhore, vdekja e të cilit është konstatuar në vendin e ngjarjes nga mjekët të Emergjencës së Ferizajt. Nga hetimet e para dyshohet se kamioni ka qenë në lëvizje nga Ferizaj në drejtim të fshatit Jezercë dhe me të arritur tek vendi i quajtur ” Reka e vogël” në rrethana ende të panjohura, shoferi ka humbur kontrollin mbi kamionin dhe është rrukollisur poshtë rrugës disa metra. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit. Për informacione shtesë do të njoftoheni me kohë”, thuhet përgjigjen e policisë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer