Policia e Kosovës po kërkon bashkëpunim nga çdokush që ka informacion për dy të dyshuar për tentim vrasjen e së premtes në Pejë.
Policia ka publikuar emrat dhe fotografitë e të dyshuarve, ndërkaq ka bërë të ditur se ata posedojnë mjete të rrezikshme me vete dhe paraqesin rrezik.
Të kërkuarit janë Adem Bulliqi dhe Besnik Bulliqi.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim.