Gent Tigani është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit, nën dyshimin se ka kryer veprën penale të dhunimit.
Rasti ndodhi në Pejë, ku një vajzë është raportuar se është dhunuar derisa ishte nën ndikimin e alkoolit.
Shkodran Nikqi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë ka konfirmuar për Paparacin lajmin në lidhje me këtë rast.
Ndërkaq bëhet e ditur se policia po vazhdon hetimet për të zbardhur plotësisht ngjarjen