Policia e Kosovës (PK) përmes raportit 24 orësh ka njoftuar për një raste të kanosjes së gjyqtarit në Skenderaj, shkruan portali rajoni.org.
Sipas njoftimit të policisë bëhet e ditur së një burrë e ka kanosur gjyqtarin në përfundim të seancës. I dyshuari, pas intervistimit është dërguar në burgun e Dubravës.
“Skenderaj 16.07.2024 – 14:22. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar në përfundim të seancës gjyqësore ka kanosur gjyqtarin, viktimën mashkull kosovar. Pas intervistimit i dyshuari është dërguar në burgun e Dubravës”, thuhet në njoftim. /Rajoni.org/